Peja mbetet e pamposhtur, fiton edhe ndaj Yllit në Suharekë

16.10.2023

Peja vazhdon të jetë skuadra e vetme pa humbje në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar, që sonte ishte pa dy të lënduarit; Lis Shoshi dhe Arian Qallaku, triumfoi në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit. Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “13 Qershori” përfundoi me rezultatin 90:95. Kjo ndeshje i […]

Peja mbetet e pamposhtur, fiton edhe ndaj Yllit në Suharekë Foto: Ilustrim

Peja vazhdon të jetë skuadra e vetme pa humbje në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar, që sonte ishte pa dy të lënduarit; Lis Shoshi dhe Arian Qallaku, triumfoi në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “13 Qershori” përfundoi me rezultatin 90:95. Kjo ndeshje i takoi javës së katërt.

Për kampionët në fuqi ishte kjo fitorja e katërt rresht, kurse therandasit tani numërojnë tri humbje, krahas një fitoreje.

Justin Edler-Davis me 27 pikë dhe John Chandler me 20 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar te pejanët.

Te skuadra vendase u dallua Jalen Nesbitt me 18 pikë.

Vlen të theksohet se edhe në këtë ndeshje pati zbrazje të palestër, si shkak i sharjeve në kor nga tifozët vendase.

Peja është lidere në tabelë me tetë pikë, kurse Ylli është i pesti me pesë pikë.

Peja në xhiron e ardhshme e pret Istogun, kurse Ylli i shkon Vëllaznimit.