Pas problemit të shfaqur në aeroplan, FC Ballkani arrin në Prishtinë

16.09.2022

FC Ballkani është rikthyer në Kosovë pas një nate të gjatë dhe me ankth. Kampioni në fuqi i Kosovës luajti në udhëtim te skuadra çeke Slavia e Pragës, ku pësoi humbje me rezultat 3-2. Pas një ndodhie mbrëmë kur klubi i Ballkanit u nis për Kosovë, ende pa e kaluar shtetin e Çekisë, dritarja e […]

Pas problemit të shfaqur në aeroplan, FC Ballkani arrin në Prishtinë Foto: Ilustrim

FC Ballkani është rikthyer në Kosovë pas një nate të gjatë dhe me ankth.

Kampioni në fuqi i Kosovës luajti në udhëtim te skuadra çeke Slavia e Pragës, ku pësoi humbje me rezultat 3-2.

Pas një ndodhie mbrëmë kur klubi i Ballkanit u nis për Kosovë, ende pa e kaluar shtetin e Çekisë, dritarja e aeroplanit kishte filluar të plasaritej. Kjo ngjarje mund të përfundonte me fatalitet, por fal Zotit sot mbërritën shëndosh e mirë në Prishtinë.

Ballkani ka falënderuar përzemërsisht të gjithë komunitetin e mediave që mbajtën tifozët të informuar për gjithçka si dhe tifozët shqiptar për përkrahjen dhe mesazhet e panumërta.