Nuk ka fitues në derbi, Drita dhe Ballkani ndajnë pikët

06.11.2022

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 15-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll. Ndeshja nisi më mirë për vendasit të cilët të parët rrezikuan me Marko Simonovskin, por pa sukses. E në minutën e 12-të gjilanasit fituan penallti, kur pas një goditje nga Ajzeraj, Egzon Sinani luajti me dorë në zonë dhe…

Nuk ka fitues në derbi, Drita dhe Ballkani ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 15-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit të cilët të parët rrezikuan me Marko Simonovskin, por pa sukses.

E në minutën e 12-të gjilanasit fituan penallti, kur pas një goditje nga Ajzeraj, Egzon Sinani luajti me dorë në zonë dhe gjyqtari Dardan Çaka akordoi penallti.

I saktë nga pika e bardhë si gjithmonë ishte Besnik Krasniqi që realizoi për 1-0.

Por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 23-të Albin Berisha u gjend bukur afër golit dhe dërgoi topin në rrjetë nga afërsia për të barazuar shifrat në 1-1.

Me rezultatin baras 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Drita e nisi për mrekulli edhe pjesën e dytë, kur Marko Simonovski shënoi në minutën e 49-të me kokë për 2-1.

Vendasit patën më shumë nga loja dhe krijuan më shumë raste shënimi, por ishin mysafirët që gjetën përsëri golin për të barazuar shifrat në 2-2 me Albion Rrahmanin që realizoi në minutën e 74-të.

Deri në fund më gola nuk pati dhe rezultati ishte baras 2-2.

Drita vazhdon në krye të tabelë me 31 pikë, katër më shumë se Ballkani që ndodhet në vendin e dytë me tre ndeshje më pak të zhvilluara./telegrafi/

Etiketat

Ofertat e fundit