Nesër ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Trepça ’89

19.10.2022

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe në mesjavë, ku do të luhen ndeshje në kuadër të xhiros së 12-të. Tashmë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) janë deleguar edhe gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj xhiro-je. Dueli kryesor i javës luhet të mërkurën në Gjilan, aty ku lideri i tabelës, Drita […]

Nesër ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Trepça ’89 Foto: Ilustrim

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe në mesjavë, ku do të luhen ndeshje në kuadër të xhiros së 12-të.

Tashmë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) janë deleguar edhe gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj xhiro-je.

Dueli kryesor i javës luhet të mërkurën në Gjilan, aty ku lideri i tabelës, Drita e pret Prishtinën.

Po ashtu, nesër do të zhvillohet edhe një ndeshje interesante në mes të FC Ballkanit dhe Trepça ’89.

Kjo ndeshje luhet nesër (e enjte) me fillim prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Drejtësia në këtë ndeshje i është besuar gjyqtarit Alban Shala, me asistentët, Altin Zhegrova dhe Fatmir Sekiraqa. Në VAR do të jetë Ilir Mehmeti.

Delegimet e plota të gjyqtarëve: