Nesër ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Drenica
04.03.2021
Nesër fillon zhvillimi i ndeshjeve të xhiros së 23-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Në këtë xhiro do të zhvillohen ndeshje tejet interesante, por vëmendja është në Suharekë, ku do të luhet ndeshja Ballkani – Drenica. Po ashtu, ndeshja Ballkani – Drenica do të jetë edhe ndeshje hapëse e xhiros së 23-të. […]
Nesër fillon zhvillimi i ndeshjeve të xhiros së 23-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Në këtë xhiro do të zhvillohen ndeshje tejet interesante, por vëmendja është në Suharekë, ku do të luhet ndeshja Ballkani – Drenica.
Po ashtu, ndeshja Ballkani – Drenica do të jetë edhe ndeshje hapëse e xhiros së 23-të.
Kjo ndeshje do të luhet nesër në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim prej orës 13:00.