Nesër luhet finalja e turnirit “Sadik Ramadanaj” në Sopijë

06.07.2022

Nga viti 2016 turniri e merr emrin “Sadik Ramadanaj”, nga viti në vit turnir është rritur vazhdimisht si për nga pjesëmarrja e ekipeve ashtu edhe për nga shikueshmëria. Këtë vit kanë marrë pjesë 64 ekipe nga qytete të ndryshme të Kosovës. Deri tani në këtë turnir janë zhvilluar gjithsej 62 ndeshje. Ndërkaq, pas të gjitha […]

Nesër luhet finalja e turnirit “Sadik Ramadanaj” në Sopijë Foto: Ilustrim

Nga viti 2016 turniri e merr emrin “Sadik Ramadanaj”, nga viti në vit turnir është rritur vazhdimisht si për nga pjesëmarrja e ekipeve ashtu edhe për nga shikueshmëria.

Këtë vit kanë marrë pjesë 64 ekipe nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Deri tani në këtë turnir janë zhvilluar gjithsej 62 ndeshje.

Ndërkaq, pas të gjitha ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të turnirit “Sadik Ramadanaj”, nesër (e enjte) luhet finalja e madhe e këtij turniri.

Finalja luhet nesër me fillim prej orës 20:00 në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës.

Në këtë finale do të përballet Albert Mazrekaj ndaj Dori Pharm.