Nëse kampionati mbyllet dhe Ballkani shpallet kampion, çfarë ndodh me ekipet që do të largohen nga Superliga?
UEFA do të mbajë sot një mbledhje të jashtëzakonshme, pasi që koronavirusi ka pezulluar pothuajse të gjitha kompeticionet e futbollit në Evropë. Aty pritet të vendoset për Kampionatin Evropian, dy kompeticionet që organizohen nga UEFA, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës dhe për kampionatet në shtetet përkatëse. Duke parë kemi hyrë në gjysmën e […]
UEFA do të mbajë sot një mbledhje të jashtëzakonshme, pasi që koronavirusi ka pezulluar pothuajse të gjitha kompeticionet e futbollit në Evropë.
Aty pritet të vendoset për Kampionatin Evropian, dy kompeticionet që organizohen nga UEFA, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës dhe për kampionatet në shtetet përkatëse.
Duke parë kemi hyrë në gjysmën e dytë të marsit dhe me intensitetin e pandemisë duket që fundi s’është afër, rreziku është i madh që Evropiani të shtyhet.
Gazeta spanjolle “AS” ka publikuar një lajm duke theksuar se ka mundësi që UEFA do të shpallë të mbyllura kampionatet në shtetet evropiane.
Kësisoj, skuadrat kryesuese të tabelës do të marrin titullin kampion, si shpërblim që në këtë pikë të kampionatit kanë qenë në pozitën e parë.
Mirëpo, çfarë do të ndodhë me skuadrat që do të bien nga elita dhe ato që do të inkuadrohen aty?
Mediumi spanjoll thekson që UEFA nuk do të marrë pjesë në determinimin e kritereve për pjesën e poshtme të tabelës.
Mirëpo, UEFA do të rekomandojë që edhe për pjesën e poshtme të tabelës të vlejë kriteri i njëjtë – tabela aktuale në momentin e pezullimit të kampionatit, të shpallet përfundimtare.
Gjithsesi, institucioni drejtues i futbollit evropian pritet t’iu lë duart e lira federatave për të vendosur vetë këtë aspekt.
“UEFA nuk do të involvohej në determinimin e kritereve për rënie dhe liga dhe inkuadrim në të, duke iu lënë kështu federatave përkatëse të zgjedhin formatin e tyre. Megjithatë, UEFA do të rekomandojë që edhe për pjesën e poshtme të tabelës të përdoret kriteri i njëjtë si në rastin e shpalljes së klubit kampion”, shkruan AS.
Kësisoj, nëse pas këtij vendimi titulli kampion do t’i takonte Ballkanit, formatin e rënies nga liga dhe inkuadrimit në të, do ta zgjedhte Federata e Futbollit të Kosovës.
Ndryshe, lufta për mbijetesë këtë edicion është shumë e madhe pasi që bien katër skuadra.
Derisa Dukagjini dhe Vushtrria janë dorëzuar, ekipe si Ferizaj, Trepça ’89, Flamurtari e Drenica po luftojnë që të mos iu bashkohen atyre në Ligën e Parë.
Mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë nesër UEFA në lidhjet me kampionatet në fjalë, në mbledhjen “online” ku do të marrin pjesë 55 anëtarët e organizatës./Gazeta Olle/