Në minutat e fundit të vazhdimeve Ukraina rrëmben gjithçka, eliminon Suedinë

29.06.2021

Ukraina e ka mposhtur Suedinë me rezultat 2-1 në sekondat e fundit të vazhdimeve dhe kështu e ka kompletuar fazën çerekfinale të Euro 2020. Ndeshja përfundoi me barazim pas 90 minutave të rregullta kur rezultati ishte 1-1 me golat e Zinchenkos dhe Forsbergut. Kur po mendohej se fituesi i kësaj ndeshje do të përcaktohet pas […]

Ukraina e ka mposhtur Suedinë me rezultat 2-1 në sekondat e fundit të vazhdimeve dhe kështu e ka kompletuar fazën çerekfinale të Euro 2020.

Ndeshja përfundoi me barazim pas 90 minutave të rregullta kur rezultati ishte 1-1 me golat e Zinchenkos dhe Forsbergut.

Kur po mendohej se fituesi i kësaj ndeshje do të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive, në skenë doli Davbyk i cili realizoi për 2-1 dhe fitoren e Ukrainës.

Skuadra e trajneri Andry Sevchenkos do të ballafaqohet në çerekfinale me Anglinë.