Ndeshje interesante nesër, FC Ballkani pret në Suharekë FC Prishtinën

03.05.2023

FC Ballkani nesë zhvillon lojë kundër FC Prishtinës. Të enjten ekipi suharekas, FC Ballkani pret në Stadiumin e Qytetit të Suharekës FC Prishtinën, ku do të zhvillojnë ndeshje në kuadër të Superligës, java e 32-të, raporton SuharekaOnline. Loja mes dy ekipeve do të filloj në ora 15:00 në Suharekë, poashtu FC Ballkani ka njoftuar se […]

Ndeshje interesante nesër, FC Ballkani pret në Suharekë FC Prishtinën Foto: Ilustrim

FC Ballkani nesë zhvillon lojë kundër FC Prishtinës.

Të enjten ekipi suharekas, FC Ballkani pret në Stadiumin e Qytetit të Suharekës FC Prishtinën, ku do të zhvillojnë ndeshje në kuadër të Superligës, java e 32-të, raporton SuharekaOnline.

Loja mes dy ekipeve do të filloj në ora 15:00 në Suharekë, poashtu FC Ballkani ka njoftuar se hyrja do të jetë falas.

“Të enjten me fillim nga ora 𝟭𝟱:𝟬𝟬 të gjitha rrugët e qytetit të Suharekës kanë vetëm një destinacion, atë të stadiumit të qytetit.

Skuadra jonë do të zhvillojë ndeshjen e javës së 𝟯𝟮-𝘁𝗲̈ kundër Prishtinës, kemi nevojë për përkrahjen e secilit nga ju që së bashku ta mbrojmë titullin kampion.

𝗛𝗬𝗥𝗝𝗔 𝗘̈𝗦𝗛𝗧𝗘̈ 𝗙𝗔𝗟𝗔𝗦 𝗔𝗡𝗗𝗔𝗝 𝗡𝗨𝗞 𝗞𝗔 𝗔𝗥𝗦𝗬𝗘 𝗣𝗘̈𝗥 𝗠𝗨𝗡𝗚𝗘𝗦𝗘̈” thuhet në njoftimin e EC Ballkanit.