Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij, Ballkanin

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij, Ballkanin

Dje janë zhvilluar edhe dy ndeshje në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka shënuar fitore në shtëpi në duel me skuadrën e fundit në renditje, Besën, me rezultat 3:1.

Kjo fitore, por edhe humbja e Ballkanit në Podujevë ia ka mundësuar Dritës që të rikthehet në pozitën e parë pas dy javësh kryesimi të skuadrës portokallezi nga Suhareka.

Për ndeshjen e Ballkanit ndaj Llapit nuk ka lënë pa komentuar edhe trajneri Ismet Munishi i cili lavdëroi Llapin për ndeshjen e zhvilluar, ndërsa kishte kritika për Ballkanin të cilët sipas tij nuk arritën të krijojnë raste të mira për shënim.

“Ishte ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat. Sot më ka pëlqyer Llapi mjaft shumë, luajti me një sulmues të rrejshëm si Hoti dhe Zhdrella”, ka thënë Munishi në “ATV”.

“Ballkani kishte vetëm gjysmë raste sot, këtë ndeshje më pëlqeu Llapi shumë taktikisht, ka qenë i durueshëm dhe ka krijuar raste mes futbollistëve që janë të fortë individualisht”, tregoi ai.

“Llapi kur shënoi ishte me dhjetë futbollistë, kështu meritat i ka stafi teknik në krye me Batatinën”, shtoi Ismet Munishi.

RAPORTO