Munishi tregon pse ia vendosi emrin ‘Ferrari’ FC Ballkanit dhe thumbon ekipet tjera: Në Superligë ka ekipe si traktora

08.02.2021

Që nga largimi i tij nga pozita e trajnerit në FC Ballkani, Ismet Munishin nuk e kemi parë shpesh nëpër ekranet televizive për të folur për futbollin kosovar. Kësaj here Munishi ka qenë mysafirë në emisionin Ekipa A në ATV, ku ka folur për shumë gjëra në futbollin kosovar. Siç edhe e dijmë, Munishi sa […]

Munishi tregon pse ia vendosi emrin ‘Ferrari’ FC Ballkanit dhe thumbon ekipet tjera: Në Superligë ka ekipe si traktora Foto: Ismet Munishi

Që nga largimi i tij nga pozita e trajnerit në FC Ballkani, Ismet Munishin nuk e kemi parë shpesh nëpër ekranet televizive për të folur për futbollin kosovar.

Kësaj here Munishi ka qenë mysafirë në emisionin Ekipa A në ATV, ku ka folur për shumë gjëra në futbollin kosovar.

Siç edhe e dijmë, Munishi sa ishte trajneri i Ballkanit, skuadrën suharekase e quante ‘Ferrari’.

Munishi ka treguar edhe arysen se pse ia vendosi këtë emër, skuadrës që ai drejonte, Ballkanit.

“Ballkanin e kam quajtur Ferrari pasi që në Kosovë nuk ka pasur skuadër që luan aq shpejtë sa Ballkani”, ka deklaruar Munishi.

Po ashtu ai ka thumbuar disa nga skuadrat e futbollit kosovar, por pa përmenduar ndonjë emër.

“Në Superligë sa kam qenë unë trajner ka pasur edhe skuadra Golf 3 e 4, edhe traktora, por jo Ferrari si Ballkani”, deklaroi Munishi.