Munishi për takimin Ballkani – Drenica: Ishte ndeshja më e mirë e Ballkanit

08.03.2021 / Sport

Munishi për takimin Ballkani – Drenica: Ishte ndeshja më e mirë e Ballkanit
Foto: Ismet Munishi

Drita ka shënuar fitore tejet të vështirë në duel me Feronikelin, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultat 1:0, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 23-të në Superligë.

Heroi i skuadrës gjilanase ishte Festim Alidema, i cili arriti të shënojë një gol të bukur në minutën e 94-t, pas asistimit të Astrit Fazliut.

Pas kësaj fitoreje, Drita rikthehet sërish në pozitën e parë. Tani ajo ka 50 pikë, dy më shumë se Ballkani, përkatësisht tri më shumë se Prishtina, derisa Feronikeli mbetet në pozitën e 6-të me 27 pikë.


Ndërsa Ballkani është rikthyer te fitorja duke e mposhtë 2:1 Drenicën në stadiumin e qytetit në “Suharekë”.

Për fitoren e Ballkanit ka folur edhe ish-trajneri i skuadrës suharekase, Ismet Munishi, ku ka thënë se Ballkani e ka luajtur stilin e vet të lojës.

“Një ndeshje fantastike. Mu është bërë qefi që Arbër Hoxha e shënoi një super gol.

Ballkani luajti në atë stilin e vetë, lojë shumë të mirë, agresive. Nëse e kam shijuar ndonjë ndeshje duke e parë, ka qenë pjesa e parë e kësaj ndeshje”, ka thënë Munishi.

I pyetur se a ka qenë kjo ndeshja më e mirë që e ka zhvilluar Ballkani, Munishi është përgjigjur: “Po, bindshëm”, ka shtuar ai.

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *