Munishi për largimin nga Ballkani: Për krejt atë masakradën në Suharekë i kam rezervat e mia

08.02.2021

Që nga shkarkimi i tij nga pozita e trajnerit në FC Ballkani, Ismet Munishin nuk e kemi parë shpesh nëpër ekranet televizive për të folur për futbollin kosovar. Kësaj here Munishi ka qenë mysafirë në emisionin Ekipa A në ATV, ku ka folur për shumë gjëra në futbollin kosovar. Munishi kësaj here e ka komentuar […]

Munishi për largimin nga Ballkani: Për krejt atë masakradën në Suharekë i kam rezervat e mia Foto: Ilustrim

Që nga shkarkimi i tij nga pozita e trajnerit në FC Ballkani, Ismet Munishin nuk e kemi parë shpesh nëpër ekranet televizive për të folur për futbollin kosovar.

Kësaj here Munishi ka qenë mysafirë në emisionin Ekipa A në ATV, ku ka folur për shumë gjëra në futbollin kosovar.

Munishi kësaj here e ka komentuar edhe largimin nga klubi suharekas, Ballkani.

Ai ka thënë se do të mbetet i rezervuar sa i përket largimin nga Suhareka.

Tutje Munishi ka thënë se asnjëherë nuk më kanë tradhtuar futbollistët.

“Në asnjë moment nuk them se më kanë tradhëtuar futbollistët, për krejt atë maskaradë në Suharekë i kam rezervat e mia”, ka thënë Munishi.

“Nuk besoj se ka qenë këtu qëllimi te kjo ndeshje për shkarkimin tim”, tregoi ai.

“Është me rëndësi që kemi kaluar mirë në Suharekë, gjërat e këqija nuk i regjistron truri im dhe të mirat po”, vlerësoi Munishi.

“I kam rezervat për të këqijat që më kanë ndodhur, por i mbaj vetëm të mirat”, shtoi ish-trajneri i Ballkanit.

Ndryshe Munishi ka treguar se përse ia vendosi emrin ‘Ferrari’ FC Ballkanit, ku tha se “Ballkanin e kam quajtur Ferrari pasi që në Kosovë nuk ka pasur skuadër që luan aq shpejtë sa Ballkani”.