Morina e Musaj nga Suhareka bëhen kampione në Asocacionin e Para-Tenisit me karrocë në Kosovë
Si nga futbolli, basketbolli, kampione Suhareka është bërë edhe në Asociacionin e Para-Tenisit në Kosovë. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj derisa ka shkruar për këtë arritje, ai ka thënë se Suhareka është e madhe. Ai tha se një prej kupave më të rëndësishme iu prezentua sot dhe jemi të nderuar si Komunë e […]
Si nga futbolli, basketbolli, kampione Suhareka është bërë edhe në Asociacionin e Para-Tenisit në Kosovë.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj derisa ka shkruar për këtë arritje, ai ka thënë se Suhareka është e madhe.
Ai tha se një prej kupave më të rëndësishme iu prezentua sot dhe jemi të nderuar si Komunë e Suharekës me këtë arritje.
Ganimete Morina, Kryetare e Asocacionit të Para-Tenisit në karrocë në Kosovë dhe Pranvera Musaj anëtare e Asosacionit të Para-Tenisit me karrocë janë meritore të kësaj ngjarje.
Morina e Musaj u bënë në Asociacionin e Para-Tenisit në Kosovë, në Lojërat e Para të Sportit të Kosovës 2022.
“Ato u bënë kampione në Asocacionin e Para-Tenisit në Kosovë, në Lojrat e Para Sportit të Kosovës 2022, të mbajtur në Vushtrri në Akademine Policore. Ju lumtë!”, ka shkruar Muharremaj në “Facebook”.