Mirlind Daku fantastik, futet nga banka, shënon dy gola dhe i siguron fitoren Osijekut

20.09.2021

Që nga largimi nga Ballkani drejt Osijek, Mirlind Daku ka filluar të shfaq talentet e tij edhe në Kroaci. Në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kroacisë, sulmuesi Daku ka qenë vendimtar për klubin. Gjatë ditës së djeshme Osijek ishte duke zhvilluar ndeshjen ndaj Goricës, ku klubi Osijek ishte duke humbur me rezultat […]

Mirlind Daku fantastik, futet nga banka, shënon dy gola dhe i siguron fitoren Osijekut Foto: Ilustrim

Që nga largimi nga Ballkani drejt Osijek, Mirlind Daku ka filluar të shfaq talentet e tij edhe në Kroaci.

Në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kroacisë, sulmuesi Daku ka qenë vendimtar për klubin.

Gjatë ditës së djeshme Osijek ishte duke zhvilluar ndeshjen ndaj Goricës, ku klubi Osijek ishte duke humbur me rezultat 0-1, derisa Daku u inkuadrua në minutën e 67-të në fushë.

Ish-sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku arriti të realizoj dy gola, një në minutën e 75-të dhe të dytën në minutën e 84-të, kështu duke i’a siguruar fitoren Osijekut me rezultat 3-2.

Sa i përket në Superligën e Kroacisë, Mirlind Daku ka shënuar dy golat e parë, ndërsa ditë më parë ka shënuar edhe në Kupë.