Messi vs Salah, përballja që premton spektakël në Botërorin 2026

07.07.2026

Argjentina dhe Egjipti përballen sot në një nga sfidat më të pritura të fazës së 1/8-ës së finales së Kupës së Botës 2026, ku në qendër të vëmendjes do të jenë dy yje të futbollit botëror: Lionel Messi dhe Mohamed Salah.

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, do të jetë titullar për kampionët në fuqi, pasi u rikuperua nga goditja në kokë që pësoi në fitoren dramatike 3-2 ndaj Kepit të Gjelbër në kohën shtesë. 39-vjeçari shënoi golin e parë në atë takim dhe do të udhëheqë sërish sulmin e skuadrës së Lionel Scalonit.

Argjentina ka ndryshuar disa elementë në formacion. Nicolas Tagliafico rikthehet në mbrojtje, ndërsa Leandro Paredes dhe Julián Álvarez marrin vendet e Thiago Almadas dhe Lautaro Martínezit.

Në anën tjetër, Egjipti shpreson te lideri i saj Mohamed Salah për të shkaktuar një surprizë të madhe dhe për të eliminuar kampionët e botës.

Dueli mes Messit dhe Salahut është një nga momentet më të veçanta të këtij Botërori, me dy prej figurave më të mëdha të futbollit të dekadës së fundit që do të kërkojnë ta çojnë ekipin e tyre drejt çerekfinales.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin e Atlantës dhe nis nga ora 18:00.