Messi shkruan histori në Kupën e Botës, barazon rekordin e Klose me hat trick ndaj Algjerisë

17.06.2026

Lionel Messi vazhdon të thyejë rekorde edhe në moshën 38-vjeçare. Kapiteni i Argjentinës realizoi het-trikun e tij të parë në histori të Kupës së Botës, duke i dhënë fitoren 3:0 kombëtares së tij ndaj Algjerisë në ndeshjen e parë të Grupit J në Botërorin 2026.

Messi shkruan histori në Kupën e Botës, barazon rekordin e Klose me hat trick  ndaj Algjerisë Foto: Ilustrim

Me tre golat e shënuar në stadiumin “Arrowhead” në Kansas City, Messi arriti kuotën e 16 golave në Kupat e Botës, duke barazuar rekordin historik të legjendës gjermane Miroslav Klose si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë garë.

Pas ndeshjes, ylli argjentinas e cilësoi këtë si një moment të veçantë në karrierën e tij.

“Të përjetoj këtë me familjen, bashkëlojtarët dhe tifozët tanë është një moment shumë i bukur. Jam i lumtur”, deklaroi Messi.Fitorja i jep Argjentinës një nisje ideale në mbrojtjen e titullit botëror, ndërsa trajneri Lionel Scaloni vlerësoi sërish paraqitjen e kapitenit të tij.

“Pas 20 vitesh, ai vazhdon të na mahnisë. Nuk kam më fjalë për ta përshkruar Messin”, tha Scaloni.Argjentina do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Austrisë, ku synon të sigurojë kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More