“Më lejoni të shkoj te Roma”, Xhaka kërkon hapur largimin nga Arsenali

19.06.2021

Që Granit Xhaka është objektiv i Romës nuk ka më dyshim por edhe lojtari shqiptar e ka kuptuar që verdhekuqtë me një trajner si Mourinho janë një rast që nuk duhet humbur. Drejtuesit e Romës prej kohësh po negociojnë me homolohët e tyre të Arsenalit për të arritur në një marrëveshje që do të kënaqte […]

“Më lejoni të shkoj te Roma”, Xhaka kërkon hapur largimin nga Arsenali

Që Granit Xhaka është objektiv i Romës nuk ka më dyshim por edhe lojtari shqiptar e ka kuptuar që verdhekuqtë me një trajner si Mourinho janë një rast që nuk duhet humbur.

Drejtuesit e Romës prej kohësh po negociojnë me homolohët e tyre të Arsenalit për të arritur në një marrëveshje që do të kënaqte të gjitha palët pasi ajo me mesfushorin është arritur.

Granit Xhaka do të firmosë për 4 sezone me Romën me një page prej 2.5 mln euro neto në sezon dhe tani po pret vetëm që klubet të merren vesh mes tyre.

Madje sipas “Corriere dello Sport, vetë lojtari që po luan me Zvicrën aktualisht në Europian ka kërkuar nga drejtuesit e Arsenalit që të mos e pengojnë të transferohet në Serinë A. Ai ka biseduar dhe u ka kërkuar që ta lejojnë të bashkohet me Mourinhon dhe të arrijnë sa më parë një marrëveshje me Romën.

Me një dëshirë të tillë dhe gjithashtu me insistimin e Romës gjasat që Xhaka të kalojë në Itali janë shumë të mëdha dhe ndoshta pas Euro 2020 do të ketë dhe një përshpejtim të operacionit mes të dyja klubeve.

Etiketat