Malisheva gati për sfidën e vështirë ndaj Ballkanit: Kemi bërë gjithçka për t’u përgatitur si duhet

07.10.2022

Klubi futbollistik i Malishevës do ta zhvillojë ndeshjen e xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës në udhëtim te FC Ballkani. Ndeshje kjo e cila do të jetë mjaft e vështirë për klubin e Malishevës. Ndonëse, është paralajmëruar si një sfidë e vështirë, duket se ekipi i Sami Sermaxhajt është përgatitur mirë për përballjen ndaj […]

Malisheva gati për sfidën e vështirë ndaj Ballkanit: Kemi bërë gjithçka për t’u përgatitur si duhet Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik i Malishevës do ta zhvillojë ndeshjen e xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës në udhëtim te FC Ballkani.

Ndeshje kjo e cila do të jetë mjaft e vështirë për klubin e Malishevës.

Ndonëse, është paralajmëruar si një sfidë e vështirë, duket se ekipi i Sami Sermaxhajt është përgatitur mirë për përballjen ndaj klubit suharekas, Ballkanin.

“Kemi punuar shumë për ndeshjen e radhës dhe kemi bërë gjithçka për t’u përgatitur si duhet. T’u besojmë instinkteve tona dhe ta luajmë lojën tonë”, ka shkruar Malisheva në faqen zyrtare,

Po ashtu, klubi i Malishevës do të shpresojë edhe në lodhjen e skaudrës së Ballkanit, pas ndeshjes së tyre me Sivassporin në Conference League, të cilën e fituan në Turqi me rezultat 4-3.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Malishevës do të zhvillohet të dielën me fillim prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.