Lumbardh Dellova shpallet lojtari më i mirë i javës në Bullgari pas golit të fitores

para 13 dite

Qendërmbrojtësi kosovar, Lumbardh Dellova, i cili luan për CSKA Sofja, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 31-të të kampionatit elitar të Bullgarisë.

Lumbardh Dellova shpallet lojtari më i mirë i javës në Bullgari pas golit të fitores

Ky vlerësim vjen pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në ndeshjen e 26 prillit, ku ai shënoi golin e vetëm dhe vendimtar për fitoren 1:0 të CSKA Sofjas kundër Spartak Varnas.

Dellova realizoi golin e fitores në minutën e tretë të ndeshjes. Ky ishte goli i tij i dytë në 31 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, me golin tjetër të shënuar në Kupën e Bullgarisë.

CSKA Sofja ka arritur gjithashtu në finalen e Kupës së Bullgarisë, ku do të përballet me Ludogoretsin më 22 maj. Përveç golave, 26-vjeçari Dellova ka kontribuar edhe me një asistim në Kupë.

Pas marrjes së këtij vlerësimi, Dellova u shpreh: “Nuk është sezoni jonë më i mirë, por po mundohemi ta përmirësojmë lojën tonë. Do të japim çdo gjë në kampionat dhe në ndeshjen e Kupës. Shpresoj që ky të mos jetë goli im i fundit. Duhet të them se po ndihem shumë mirë këtu. Kemi një ndeshje me Botevin dhe jemi të fokusuar. I marrim ndeshjet një nga një dhe do të japim çdo gjë që kemi. Finalja është ndeshja kryesore, padyshim. Duhet ta fitojmë atë. Kemi ekip të mirë dhe strategji të mirë të lojës. Duhet ta fitojmë atë para tifozëve tanë.”

Dellova gjithashtu zbuloi se i pëlqen shumë stili i lojës së mbrojtësit dhe kapitenit të Liverpoolit, Virgil van Dijk. “Më pëlqen të luajë me topin dhe të përfshihem në sulm. Më pëlqen stili i Van Dijkut,” tha mbrojtësi kosovar.

Lumbardh Dellova ka shënuar gjithashtu dy gola me kombëtaren e Kosovës, “Dardanët”, në 15 paraqitje.

Etiketat

Ofertat e fundit