Llapi – Ballkani, në fundjavë ndeshje interesante në Superligë

16.11.2021

Pesë ndeshjet e xhiros së 14-të në Superligë do të zhvillohen të premtën më 19 nëntor, të shtunën më 20 nëntor dhe të dielën më 21 nëntor. Gjatë kësaj xhiroje pritet të zhvillohen superndeshje ku edhe pritet të dhurohet spektakël. Të dielën do të zhvillohet ndeshje interesante mes Llapit dhe Ballkanit, ku Llapi ndodhet vendin […]

Llapi – Ballkani, në fundjavë ndeshje interesante në Superligë Foto: Ilustrim

Pesë ndeshjet e xhiros së 14-të në Superligë do të zhvillohen të premtën më 19 nëntor, të shtunën më 20 nëntor dhe të dielën më 21 nëntor.

Gjatë kësaj xhiroje pritet të zhvillohen superndeshje ku edhe pritet të dhurohet spektakël.

Të dielën do të zhvillohet ndeshje interesante mes Llapit dhe Ballkanit, ku Llapi ndodhet vendin e 5-të me 18 pikë dhe klubi suharekas, Ballkani në të parin me 24 pikë.

Ndeshja Llapi – Ballkani do të zhvillohet të dielën me fillim prej orës 13:00.

Po ashtu, ndeshje interesante që do të zhvillohet në këtë xhiro është edhe ajo mes Prishtinës dhe Dukagjinit, Ulpianës dhe Gjilanit dhe Feronikelit me Malishevën.

Ndërsa, gjatë kësaj xhiroje do të zhvillohet edhe ndeshja mes Dritës dhe Drenicës, me fillim nga ora 13:00.

Superliga e Kosovës – Java e 14-të

E premte, 19.11.2021
Prishtina – Dukagjini, ora 13:00

E shtunë, 20.11.2021
Ulpiana – Gjilani, ora 13:00;
Feronikeli – Malisheva, ora 13:00;
Drita – Drenica, ora 13:00.

E diel, 21.11.2021
Llapi – Ballkani, ora 13:00.