Lindon Emërllahu refuzon Shqipërinë për Kosovën

10.09.2022

Lindon Emërllahu është bërë sensacion me skuadrën e Ballkanit, pasi ka shkëlqyer në të gjitha ndeshjet që kur debutoi. Forma e tij e mirë nuk ka kaluar pa u vërejtur nga kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës të cilat kanë kërkuar ta kenë në ekip. Por, Drejtori i Futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, ka bërë të […]

Lindon Emërllahu refuzon Shqipërinë për Kosovën Foto: Ilustrim

Lindon Emërllahu është bërë sensacion me skuadrën e Ballkanit, pasi ka shkëlqyer në të gjitha ndeshjet që kur debutoi.

Forma e tij e mirë nuk ka kaluar pa u vërejtur nga kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës të cilat kanë kërkuar ta kenë në ekip.

Por, Drejtori i Futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, ka bërë të ditur se Emërllahu e ka zgjedhur Kosovën duke refuzuar kështu Shqipërinë.

Sadiku shtoi se trajneri i Shqipërisë, Alban Bushi, ka insistuar medoemos ta ketë në skuadër Emërllahun.

Ndryshe, Emërllahu ka shpërthyer këtë sezon duke luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet për skuadrën nga Suhareka, teksa debutoi edhe në Ligën e Konferencës.