Lideri nuk gabon, Ballkani fiton me rezultat minimal

18.03.2026

Ballkani ka regjistruar një tjetër fitore në Superligë, duke vazhduar të mbajë kreun e tabelës. Në kuadër të javës së 25-të, skuadra nga Suhareka triumfoi si mysafire ndaj Prishtinës së Re me rezultat të ngushtë 1-0.

Golin vendimtar e realizoi Bleart Tolaj në minutën e 67-të, duke i siguruar ekipit të tij tre pikë të rëndësishme.

Pas kësaj fitoreje, Ballkani kryeson renditjen me 45 pikë, të barabarta me Dritën, ndërsa Prishtina e Re mbetet në fund të tabelës me 23 pikë.