“Lewandowski” u bë i Suharekës, reagon Malisheva pas largimit të tij

24.06.2021

Tashmë edhe zyrtarisht Albion Rrahmani i njohur ndryshe edhe si “Lewandowski” i Malishevës është transferuar te klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani. Rrahmani ishte nga faktorët kryesor që tashmë ish-skuadra e tij do të luaj në nivelet më të larta të futbollit kosovar. Sulmuesi Rrahmani ka nënshkruar kontratë me FC Ballkanin për 3 vite të cilin […]

Tashmë edhe zyrtarisht Albion Rrahmani i njohur ndryshe edhe si “Lewandowski” i Malishevës është transferuar te klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani.

Rrahmani ishte nga faktorët kryesor që tashmë ish-skuadra e tij do të luaj në nivelet më të larta të futbollit kosovar.

Sulmuesi Rrahmani ka nënshkruar kontratë me FC Ballkanin për 3 vite të cilin e mban të lidhur deri në vitin 2024.

“Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi ynë, andaj me çdo ngulm kemi insistuar qe Albionin ta sjellim ne klubin tonë”, ka shkruar FC Ballkani në Facebook.

Ndërsa për largimin e tij ka reaguar edhe skuadra e Malishevës, aty ku sulmuesi i ri u bë i njohur si “Lewandowski i Malishevës”.

“Albion Rrahmani do të filloj njē kapitull tē ri me njē skuadēr të re. Faleminderit për gjthçka Albion, pēr magjinē dhe momentet epike që na ke dhuruar. Suksese!”, thuhet në postimin lamtumirës të klubit.