‘Lewandowski’ i FC Ballkanit i gatshëm të debutojë në Superligë, tregon edhe synimin kryesor të klubit suharekas

19.08.2021

Në fundjavë pritet të fillojë edicioni i ri i Superligës së Kosovë në futboll. Ky sezon pritet të jetë mjaft i nxehtë, pasi që klubet kosovare gjatë afatit kalimtar të verës janë përforcuar me shumë lojtarë të ri dhe krahas përgatitjeve kanë zhvilluar ndeshje miqësore, me qëllim që të arrijnë objektivat e tyre. Klubi futbollstik […]

‘Lewandowski’ i FC Ballkanit i gatshëm të debutojë në Superligë, tregon edhe synimin kryesor të klubit suharekas Foto: Ilustrim

Në fundjavë pritet të fillojë edicioni i ri i Superligës së Kosovë në futboll.

Ky sezon pritet të jetë mjaft i nxehtë, pasi që klubet kosovare gjatë afatit kalimtar të verës janë përforcuar me shumë lojtarë të ri dhe krahas përgatitjeve kanë zhvilluar ndeshje miqësore, me qëllim që të arrijnë objektivat e tyre.

Klubi futbollstik nga Suhareka, gjatë këtij afati kalimtar ka arritur ta transferojë ish-sulmuesin e Malishevës, Albion Rrahmanin, ku përveç tij, suharekasit kanë kryer edhe disa transferime tjera në këtë merkato.

‘Lewandowski’ ka theksuar se është pritur mjaft mirë te skuadra e Ballkanit si dhe janë duke bërë ende stërvitje që të dalin sa më të përgatitur.

“Po jam transferuar te FC Ballkani, jam pritur shumë mirë nga i gjithë stafi dhe lojtarët – kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për të qenë sa më të përgatitur”, tha fillimisht Albion Rrahmani për ‘GazetaBlic Sport’.

Po ashtu ai ka thënë se forma e tij është shumë e mirë dhe se beson që do ta shfaqë atë formë edhe në kampionat.

“Jam shumë gati për debutim, shpresoj që në ndeshjen e parë të shenoj dhe ta ndihmojë klubin për tre pikë, i cili është synimi jonë. Jemi pretendent ta fitojmë titullin kampion, shpresojë me punën që jemi duke e bë – të na shpërblehet në fund”, përfundoi ai.

Kujtojmë se klubi suharekas, Ballkani në xhiron e parë do të ballafaqohet me Dukagjinin.