Ky pritet të jetë trajneri i ri i Ballkanit

21.12.2021

Bekim Isufi mori drejtimin e Ballkanit në fillim të edicionit të Superligës, ku kështu arriti që të udhëheqë me klubin vetëm në pjesën e parë të kampionatit. Isufi me klubin suharekas e mbyllën stinorin vjeshtor në pozitën e tretë me vetëm dy pikë larg vendit të parë. “Trajnerin e falënderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe […]

Ky pritet të jetë trajneri i ri i Ballkanit Foto: Ilustrim

Bekim Isufi mori drejtimin e Ballkanit në fillim të edicionit të Superligës, ku kështu arriti që të udhëheqë me klubin vetëm në pjesën e parë të kampionatit.

Isufi me klubin suharekas e mbyllën stinorin vjeshtor në pozitën e tretë me vetëm dy pikë larg vendit të parë.

“Trajnerin e falënderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim”, ka shkruar FC Ballkani.

Demokrcia.com mëson se skuadra nga Suhareka ka shprehur interesim për trajnerin Ilir Daja, i cili aktualisht udhëheq skuadrën e Partizanit të Tiranës. Gjithsesi klubi nuk ka dhënë asnjë detajë sa i përket trajnerit të ri.

“Gjatë ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik”, thuhet në njoftim e FC Ballkanit.