Kurti për fitoren e Ballkanit: Triumf meritor, javën tjetër, le të vazhdojmë ku e si e lamë dje

  • 07.10.2022
Kurti për fitoren e Ballkanit: Triumf meritor, javën tjetër, le të vazhdojmë ku e si e lamë dje

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka marrë fitoren e parë në grupet e garave evropiane, duke triumfuar me rezultat 4-3 në udhëtim te Sivasspori.

Mbrëmja e enjte ishte krejtësisht e veçantë për futbollin shqiptar, e në veçanti atë të Kosovës dhe qytetin e Suharekës.

Golat në këtë fitore për ekipin tonë u shënuan nga Armend Thaqi (20’), Arbër Potoku (31’), Meriton Korenica (66’) dhe Ermal Kraniqi (90+4).


Për fitoren e Ballkanit ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti ka thënë se kjo fitore e Ballkanit ishte triumf meritor dhe se po shkëlqen në rrugëtimin e tij historik.

“Për një çast, minutat shtesë na i rikthyen kujtimet jo të mira të barazimit, në ndeshjen e parë në Prishtinë. Por, krejt në fund na e dhanë shijen e fitores së parë në UEFA Conference League. Triumf meritor!”, shkroi Kurti në Instagram.

“Javën tjetër, le të vazhdojmë ku e si e lamë sonte”, shkroi kryeministri Kurti.

Postimi i plotë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti:

Fitore me katër gola. Tre pikët e para. Vendi i parë në Grupin G.

FC Ballkani shkëlqen në rrugëtimin e tij historik.

Për një çast, minutat shtesë na i rikthyen kujtimet jo të mira të barazimit, në ndeshjen e parë në Prishtinë. Por, krejt në fund na e dhanë shijen e fitores së parë në UEFA Conference League. Triumf meritor!

Javën tjetër, le të vazhdojmë ku e si e lamë sonte.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë