Kur do të ndodhë transferimi i Xhakës te Roma? Këto janë të rejat e fundit

16.07.2021

Mesfushorin me origjinë shqiptare dita e ditës po e lidhin me një transferim të mundshëm te klubi italian, Roma. Madje trajneri i ri i klubit, Jose Mourinho e ka vendosur në top prioritet transferimin e Xhakës në afatim kalimtar të verës. Roma s’e ka në plan të dorëzohet për Granit Xhakën, skuadra italiane është duke […]

Kur do të ndodhë transferimi i Xhakës te Roma? Këto janë të rejat e fundit Foto: Ilustrim

Mesfushorin me origjinë shqiptare dita e ditës po e lidhin me një transferim të mundshëm te klubi italian, Roma.

Madje trajneri i ri i klubit, Jose Mourinho e ka vendosur në top prioritet transferimin e Xhakës në afatim kalimtar të verës.

Roma s’e ka në plan të dorëzohet për Granit Xhakën, skuadra italiane është duke e pritur zyrtarizimin e Albert Lokonges si futbollist i ri i Arsenalit, para se të finalizohet blerja e mesfushorit kosovar.

Se klubet kanë kontakt të vazhdueshëm dhe oferta e Romës për Xhakën është në tavolinë, këtë e thotë edhe Fabrizio Romano.

Transferimi i Lokonges në klubin anglez, Arsenal pritet të ndodhë gjatë kësaj jave dhe pas kësaj pritet që Xhaka të largohet nga topçinjtë për të udhëtuar në Romë.