Dy futbollistë të FC Ballkanit kalojnë te Llapi për garat evropiane!

18.06.2021

Dy futbollistë të klubit futbollistik, Ballkani do të jenë pjesë e Llapit, për garat evropiane. GazetaSheshi ka mësuar ekskluzivisht se fjala është për Nazmi Gripshin dhe Edvin Kuc, të cilët me marrëveshje të dy palëve do të jenë pjesë e Llapit, për udhëtimin në garat evropiane. Sipas kësaj gazete Gripshi dhe Kuc do të jenë […]

Dy futbollistë të FC Ballkanit kalojnë te Llapi për garat evropiane! Foto: Ilustrim

Dy futbollistë të klubit futbollistik, Ballkani do të jenë pjesë e Llapit, për garat evropiane.

GazetaSheshi ka mësuar ekskluzivisht se fjala është për Nazmi Gripshin dhe Edvin Kuc, të cilët me marrëveshje të dy palëve do të jenë pjesë e Llapit, për udhëtimin në garat evropiane.

Sipas kësaj gazete Gripshi dhe Kuc do të jenë në huazim te skuadra llapjane, ku do të jenë një ndihmë e madhe për skuadrën nga Podujeva për Ligën e Konferencës.

Llapi në raundin e parë në Ligën e Konferencës, do të përballet me Shkupin, ku ndeshja e parë do të zhvillohet në Maqedoni, ndërsa takimi i dytë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.