Kryetari Muharremaj e quan akt makabër sulmin mbi portierin e FC Ballkanit në Gjilan

03.04.2022

Ai e ka dënuar fuqishëm këtë akt njëherësh duke e quajtur makabër. “Dënoj fuqishëm aktin e sulmit fizik në stadiumin e Gjilanit ndaj portierit të FC Ballkanit Stivi Frashëri, akt makabër ky që u shkatua nga disa tifozë në ndeshjen kampionale ndërmjet SC Gjilani dhe FC Ballkani”, shkruan ai. Ai ka kërkuar që autoritet të […]

Kryetari Muharremaj e quan akt makabër sulmin mbi portierin e FC Ballkanit në Gjilan Foto: Ilustrim

Ai e ka dënuar fuqishëm këtë akt njëherësh duke e quajtur makabër.

“Dënoj fuqishëm aktin e sulmit fizik në stadiumin e Gjilanit ndaj portierit të FC Ballkanit Stivi Frashëri, akt makabër ky që u shkatua nga disa tifozë në ndeshjen kampionale ndërmjet SC Gjilani dhe FC Ballkani”, shkruan ai.

Ai ka kërkuar që autoritet të marrin masa pas asaj që ndodhi.

“Kërkoj nga institucionet përgjegjëse, të ndërrmarin të gjitha masat dhe sanksionet ndaj ngjarjeve të sotme, ndërsa portierit tonë Stivi Frashëri, i dëshiroj shërim të shpejtë”

“Suhareka është qytet i sukseseve të jashtëzakonshme dhe qytet i disiplinës sportive, andaj lutemi që ngjarjet të tilla të mos ndodhin asnjëherë ndaj klubeve tona”, ka shkruar Muharremaj.