Krasniqi i Ballkanit shënoi dy gola në javën e parë të Superligës – lista e plotë e golashënuesve

23.08.2021

Gjatë fundjavës që lamë pas janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll. Vetëm në xhiron e parë u vërejt se edhe në xhirot e tjera do të ketë ndeshje tejet të nxehta, ku u garantua spektakël, pasi që para fillimit të këtij edicioni klubet kosovare kanë bërë përgatitjet intensive…

Krasniqi i Ballkanit shënoi dy gola në javën e parë të Superligës – lista e plotë e golashënuesve

Gjatë fundjavës që lamë pas janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll.

Vetëm në xhiron e parë u vërejt se edhe në xhirot e tjera do të ketë ndeshje tejet të nxehta, ku u garantua spektakël, pasi që para fillimit të këtij edicioni klubet kosovare kanë bërë përgatitjet intensive si dhe kanë transferuar lojtarë duke përforcuar klubet.

Në pesë ndeshjet që u zhvilluan në xhiron e parë, vetëm klubi i Dritës arriti të shënoj fitore në ndeshjen ndaj Feronikelit, ndërsa katër ndeshjet e tjera u mbyllën me rezultat të barabartë.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Ballkanit dhe Dukagjinit, ku vetëm në këtë takim u shënuan 4 gola, por rezultati u mbyll i barabartë 2-2.

Ndërsa në këtë xhiro të parë të Superligës, u shënuan gjithsej 13 gola, ku asnjë skuadër nuk ka lënë pa shënuar të paktën një gol.

Përkundër të tjerëve që shënuan nga një gol, gjatë kësaj xhiroje dy futbollistë arritën të shënojnë nga dy gola, ishte Ermal Krasniqi i Ballkanit dhe Ardit Tahiri i Dritës.

Lista e plotë e golashënuesve pas xhiros së parë në Superligën e Kosovës:

KlubiEmri i futbollistit dhe numri i golave të shënuara
DritaArdit Tahiri – 2
BallkaniErmal Krasniqi – 2
UlpianaArgjent Mustafa – 1
LlapiAlef Firmino – 1
DukagjiniArber Shala – 1
DukagjiniAhmed Januzi – 1
DrenicaDenisson Silva – 1
MalishevaHasan Hyseni – 1
PrishtinaLeotrim Bekteshi – 1
GjilaniMuhamed Dubova – 1
FeronikeliSokol Kiqina – 1

Etiketat

Ofertat e fundit