Krasniqi i Ballkanit në top 5-she të golashënuesve në Superligë

09.05.2022

Ky edicion ashtu si edhe edicionet e kaluara ishte mjaft interesant, me ndeshje tejet të zjarrta. Tashmë pasi jemi në përfundim të Superligës, lista e golashënuesve është mbushur me futbollistë që patën një vit jashtëzakonisht të mirë. Gerhard Progni i SC Gjilanit e kryeson listën me 21 gola të realizuara pas 34 javëve të zhvilluara, […]

Krasniqi i Ballkanit në top 5-she të golashënuesve në Superligë Foto: Ilustrim

Ky edicion ashtu si edhe edicionet e kaluara ishte mjaft interesant, me ndeshje tejet të zjarrta.

Tashmë pasi jemi në përfundim të Superligës, lista e golashënuesve është mbushur me futbollistë që patën një vit jashtëzakonisht të mirë.

Gerhard Progni i SC Gjilanit e kryeson listën me 21 gola të realizuara pas 34 javëve të zhvilluara, ndërkaq i dyti renditet Kreshnik Uka i Drenicës me 18 gola.

Kurse në pozitën e tretë renditet Ermal Krasniqi i klubit nga Suhareka, Ballkani me 15 gola, ndërsa Marko Simonovski i Dritës i katërti me 15 gola.

Këtë top 5-she e mbyll mbrojtësi i FC Prishtinës, Besnik Krasniqi, i cili këtë edicion në 34 xhiro ka realizuar 11 gola.