Kosova zhvillon ndeshjen e fundit për këtë vit, synohet të mbyllet me fitore
19.11.2022
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit për vitin 2022. “Dardanët” do të jenë nikoqir të Ishujve Faroe në një ndeshje miqësore, tri ditë pas lojës me Armeninë, që u mbyll baras 2:2. Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 18:00. Të besuarit e Alain […]
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit për vitin 2022.
“Dardanët” do të jenë nikoqir të Ishujve Faroe në një ndeshje miqësore, tri ditë pas lojës me Armeninë, që u mbyll baras 2:2.
Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 18:00.
Të besuarit e Alain Giresse duan ta mbyllin me fitore këtë vit dhe Kosova është edhe favorit në letër.
Kjo e sotmja do të jetë ndeshja e katërt mes dy ekipeve përfaqësuese, të cilat janë përballur edhe më parë.