Kosova U21 pëson humbje në miqësoren kundër Katarit U23

27.03.2021

Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë miqësore kundër Katarit U23 në Doha. Ndeshja e zhvilluar në njërën prej fushave të kampit të Federatës së Katarit “Aspire Academy”,  u mbyll me rezultat 2:0 në dobi të vendasve, të cilët në këtë ndeshje u paraqitën me futbollistë të ekipit Olimpik. Nga një […]

Kosova U21 pëson humbje në miqësoren kundër Katarit U23 Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë miqësore kundër Katarit U23 në Doha.

Ndeshja e zhvilluar në njërën prej fushave të kampit të Federatës së Katarit “Aspire Academy”,  u mbyll me rezultat 2:0 në dobi të vendasve, të cilët në këtë ndeshje u paraqitën me futbollistë të ekipit Olimpik.

Nga një gol në secilën pjesë për Katarin i shënoi Hashim Ali A Ali (26’ dhe 52’). Ndeshjen tjetër miqësore këto dy ekipe do ta zhvillojnë më 29 mars.

Pas ndeshjes përzgjedhësi i ri i Kombëtares U21, Michael Nees u shpreh: “Katari luajti me presion të lartë dhe na vuri në vështirësi sidomos në 20 minutat e para, më pas loja ishte më e baraspeshuar.

Në përgjithësi loja ishte me ritëm të shpejt, por u vërejt që Katari ka qenë në përparësi, ngase ka stërvitur si grup së bashku në dy javët e fundit. Mendoj se ekipi ynë duhet të përmirësohet në finalizimin e aksioneve, por mund të them se jam i kënaqur me atë çfarë treguan djemtë në ndeshjen e parë.

Në ditët e ardhshme do të punojmë për t’i shmangur gabimet e shfaqura në këtë ndeshje, por edhe të jemi më rezistues ndaj presionit të kundërshtarit”.

Këto dy miqësore me Katarin do t’i shërbejnë përzgjedhësit Nees për ta përgatitur sa më mirë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro2021 kundër Andorës, më 8 qershor.

Kosova u paraqit me këtë përbërje: David Nreca Bisinger, Albion Pllana, Florian Hoxha, Leard Sadriu, Altin Kryeziu, Altin Zeqiri (Valmir Veliu), Rilind Nivokazi (Baton Zabërgja), Dion Berisha (Rilind Hetemi), Edvin Kurtulus, Arian Kastrati (Veton Tusha), Qendrim Zyba.