Kosova sonte përballë Sllovenisë – Ndeshja historike që mund të përcaktojë fatin në Botëror

15.11.2025

Sonte, Kombëtarja e Kosovës do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj që nga pranimi në UEFA, duke u përballur me Slloveninë në një sfidë vendimtare për kualifikim në Kupa e Botës 2026.

Dardanët kërkojnë tre pikët që do t’i afronin drejt Play Off-it, megjithatë edhe një barazim në Ljublanë do t’i siguronte Kosovës kualifikimin.

Kosova shkon në këtë përballje pa probleme të lëndimeve, ndërsa te Sllovenia pritet të mungojë Benjamin Sesko, sulmuesi i Manchester United.

Para ndeshjes, trajneri i Kosovës, Franco Foda, dhe sulmuesi Vedat Muriqi, kanë dhënë deklarata optimiste për sfidën. Foda theksoi se ekipi i tij pret të dalë me fitore dhe se lojtarët janë të motivuar maksimalisht.

Sfida e sotme ka një rëndësi të madhe për kombin kosovar, pasi rezultatet e saj mund të përcaktojnë fatin e kombëtares në rrugën drejt Botërorit.