Kosova sërish në aksion, tani në miqësoren ndaj Guinesë

08.06.2021

Kombëtarja e Kosovës në drejtim të Bernard Challandes sonte zhvillon ndeshjen e tretë miqësore për muajin qershor. Pas fitores 2-1 ndaj Maltës dhe asaj 4-1 ndaj San Marinos, Kosova sonte luan me Guinenë. Ndeshja ndaj Maltës u zhvillua në Austri, ndërsa sot ndeshja miqësore ndaj Guinesë do të zhvillohet në stadiumin “Arslan Zeki Demirci Spor […]

Kosova sërish në aksion, tani në miqësoren ndaj Guinesë Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në drejtim të Bernard Challandes sonte zhvillon ndeshjen e tretë miqësore për muajin qershor.

Pas fitores 2-1 ndaj Maltës dhe asaj 4-1 ndaj San Marinos, Kosova sonte luan me Guinenë.

Ndeshja ndaj Maltës u zhvillua në Austri, ndërsa sot ndeshja miqësore ndaj Guinesë do të zhvillohet në stadiumin “Arslan Zeki Demirci Spor Kompleksi” në Turqi me fillim prej orës 16:00.

Guinea vjen pas një barazimi pa gola me Turqinë dhe pritet të jetë një takim i vështirë, por e bukura është që do t’i shohim limitet e lojtarëve tanë.