Kosova nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Greqisë, kufizimet ulin numrin e tifozëve në “Fadil Vokrri”

03.09.2021

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë historike në kualifikimet për Kampionatin Botëror. Dardanët, të enjten në mbrëmje, në “Batumi Arena” kanë arritur ta mposhtin Gjeorgjinë, me rezultat 1:0, duke arkëtuar tri pikët e para në kuadër të Grupit B për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”. Fitorja e Dardanëve erdhi pas gjuajtjes së Vedat […]

Kosova nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Greqisë, kufizimet ulin numrin e tifozëve në “Fadil Vokrri” Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë historike në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Dardanët, të enjten në mbrëmje, në “Batumi Arena” kanë arritur ta mposhtin Gjeorgjinë, me rezultat 1:0, duke arkëtuar tri pikët e para në kuadër të Grupit B për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”. Fitorja e Dardanëve erdhi pas gjuajtjes së Vedat Muriqit me kokë, në minutën e 18-të, ndonëse zyrtarisht u llogarit si autogol i mbrojtësit të vendasve, Davit Khocholava.

Në fakt, Valon Berisha harkoi mjaft mirë në zonë, kurse goditja e Muriqit u devijua nga mbrojtësi gjeorgjian. Kosova edhe pas golit tregoi lojë të mirë dhe krijoi disa raste të rrezikshme, por Lirim Kastrati në dy raste nuk arriti të dalë fitimtar në përballje me portierin vendas. Ndërkohë, në minutën e 84-t Dardanët realizuan nëpërmjet Vedat Muriqit por goli u anulua nga VAR. P

as kësaj fitoreje Kosova ngjitet në vendin e tretë në grup me tre pikë, derisa Gjeorgjia mbetet në vendin e fundit me një pikë.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon të dielën më 5 shtator në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të përballet me Greqinë.

Dardanët janë rikthyer në shtëpi për t’ë nisur përgatitjet në “Fadil Vokrri” për duelin e të dielës ndaj Greqisë, një test shumë i rëndësishëm në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2022.

Teksa Challandes e ka grupin e plotë, problemi për skuadrën e Kosovës do të jetë mbështetja nga shkallët e stadiumit pasi për shkak të vendimit të fundit të qeverisë së Prishtinës, nuk do të lejohen më shumë se 1350 persona në shkallët e “Fadil Vokrri”.

Për shkak të atmosferës pozitive dhe paraqitjes së mirë që bëri Kosova, mësohet se Federata e Futbollit po negocion me qeverinë dhe me Ministrinë e Shëndetësisë që të lejojë deri në 20% të kapacitetit të impiantit të pranishëm. Pra synohet që të jenë të paktën 2500 tifozë në ndeshjen me Greqinë, por kjo mbetet pjesë e negociatave.