Kosova luan dy ndeshje gjatë nëntorit, fton tre lojtarë të FC Ballkanit

14.11.2022

Përfaqësuesja e Kosovës gjatë mujait nëntor të këtij viti do të zhvilloj dy ndeshje, njërën me Armeninë dhe një tjetër me Ishujt Faroe. Ditë më parë është bërë e ditur se përfaqësuesja e Kosovës ka ftuar dyshen e klubit slloven NS Mura, Mirlind Daku dhe Leard Sadriu. Poashtu, për këto ndeshje janë ftuar edhe tre […]

Kosova luan dy ndeshje gjatë nëntorit, fton tre lojtarë të FC Ballkanit

Përfaqësuesja e Kosovës gjatë mujait nëntor të këtij viti do të zhvilloj dy ndeshje, njërën me Armeninë dhe një tjetër me Ishujt Faroe.

Ditë më parë është bërë e ditur se përfaqësuesja e Kosovës ka ftuar dyshen e klubit slloven NS Mura, Mirlind Daku dhe Leard Sadriu.

Poashtu, për këto ndeshje janë ftuar edhe tre lojtarë të FC Ballkanit, shkruan SuharekaOnline.

Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu dhe Ermal Krasniqi janë ftuar në Kombëtaren e Kosovës nga trajneri Alain Giresse për dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor.

Ndërsa, në Kombëtaren U21 janë ftuar edhe dy lojtarë të kampionit në fuqi, FC Ballkanit, Veton Tusha dhe në atë U19 Arlind Maloku.

LEXO EDHE:  Drita merr primatin pas fitores ndaj Ballkanit

Kjo është bërë e ditur nga FC Ballkani përmes një postimi në facebook.

“𝗧𝗲̈ 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿 𝘁𝗶𝗳𝗼𝘇𝗲̈

Tre futbollistët tanë Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu dhe Ermal Krasniqi janë ftuar në Kombëtaren e Kosovës nga trajneri Alain Giresse për dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor. Kurse në Kombëtaren U21 u ftua Veton Tusha dhe në atë U19 Arlind Maloku. Suksese djema dhe na përfaqësoni denjësisht.

𝗝𝗘𝗠𝗜 𝗞𝗥𝗘𝗡𝗔𝗥 𝗠𝗘 𝗝𝗨

𝗨𝗡𝗘̈ 𝗕𝗜𝗥𝗜 𝗬𝗧 𝗞𝗢𝗦𝗢𝗩𝗘̈!! ” thuhet në njoftim.

Etiketat