Kosova e Zvicra ndahen miqësisht

29.03.2022

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Letzigrund” të Cyrihit ka përfunduar me rezultatin 1:1. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa “Dardanët” kaluan në epërsi të parët gjatë pjesës së dytë. Ishte Milot Rashica që shënoi në minutën e 52-të, pas një gabimi të Steven Zuberit. Një gabim në minutën e 61-të erdhi edhe nga […]

Kosova e Zvicra ndahen miqësisht Foto: Ilustrim

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Letzigrund” të Cyrihit ka përfunduar me rezultatin 1:1.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa “Dardanët” kaluan në epërsi të parët gjatë pjesës së dytë.

Ishte Milot Rashica që shënoi në minutën e 52-të, pas një gabimi të Steven Zuberit.

Një gabim në minutën e 61-të erdhi edhe nga portieri Aro Muric, i cili bëri një dalje të gabuar.

Pas kësaj përfituan vendasit, që shënuan përmes Jordan Lotombas, transmeton GazetaExpress.

Ndryshe, Alain Giresse e ka nisur mbarë me Kosovën pasi në dy ndeshjet e para regjistroi rezultate pozitive.

Kosova më 24 mars fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos, teksa sonte me fuqinë e 14-të botërore luajti baras.