Mushtishti përkujton 26-Vjetorin e rënies së dëshmorëve, homazhe në altarin e lirisë
Sot, Mushtishti u kthye në qendër të kujtesës dhe nderimit, teksa u shënua 26-vjetori i rënies heroike të dëshmorëve të kësaj zone në altarin e lirisë. Tubimi përkujtimor, i cili mblodhi familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të shumtë, u mbajt sot, me fillim në orën 13:00. Në këtë ditë të shënuar, të pranishmit […]
Foto: Ilustrim
Sot, Mushtishti u kthye në qendër të kujtesës dhe nderimit, teksa u shënua 26-vjetori i rënies heroike të dëshmorëve të kësaj zone në altarin e lirisë. Tubimi përkujtimor, i cili mblodhi familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të shumtë, u mbajt sot, me fillim në orën 13:00.
Në këtë ditë të shënuar, të pranishmit u mblodhën për të nderuar sakrificën sublime të dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mes lotëve dhe krenarisë, u kujtuan emrat dhe veprat e tyre, duke theksuar rëndësinë e flijimit të tyre për brezat e ardhshëm.
Ceremonia e organizuar në Mushtisht shërbeu si një moment reflektimi mbi të kaluarën e dhimbshme, por edhe si një shprehje e mirënjohjes së thellë për ata që nuk kursyen asgjë për të ardhmen e vendit. Fjalimet e mbajtura nga përfaqësues të komunës dhe veteranë të luftës theksuan vlerat e lirisë dhe unitetit, duke inkurajuar ruajtjen e kujtimit për dëshmorët si një obligim moral dhe historik.
Në tubimin përkujtimor në Mushtisht, përveç familjarëve dhe qytetarëve, morën pjesë edhe figura të rëndësishme të politikës lokale nga Suhareka, duke dëshmuar unitetin dhe respektin e spektrit politik ndaj dëshmorëve. Të pranishëm ishin deputetët e kuvendit të Kosovës: Salih Zyba, Albena Reshitaj dhe Enver Hoxhaj. Po ashtu ishte pjesmarrës ishte kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe kryetari i degës së LDK-së Ardian Shala.
26-vjetori i rënies së dëshmorëve në Mushtisht mbetet një ditë e shënuar në kalendarin e kujtesës kombëtare, duke na rikujtuar vazhdimisht çmimin e lartë të lirisë dhe detyrimin tonë për të ndërtuar një të ardhme të ndritur mbi themelet e sakrificës së tyre.