Komisioni i Garave bën inicim disiplinor ndaj Ismet Munishit për akuza ndaj referëve në lojën me FC Ballkanin

  • 07.03.2023
Komisioni i Garave bën inicim disiplinor ndaj Ismet Munishit për akuza ndaj referëve në lojën me FC Ballkanin

Komisioni i Garave i Superligës dhe i Ligës së Parë ka bërë inicim disiplinor ndaj trajnerit të FC Prishtinës, Ismet Munishi.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe nga video incizimet, ky Komision e ka vendosur në disiplinor trajnerin e prishtinasve për deklaratat e tij pas ndeshjes me Ballkanin, me të cilin Bardhekaltrit barazuan, 2:2.

“Inicim disiplinor ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Prishtina”, Ismet Munishi, ID nr.009766M74. Motivi: Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes akuzon gjyqtarët për epilogun përfundimtar të ndeshjes Prishtina-Ballkani si dhe të disa ndeshjeve të këtij stinori. Sipas xhirimeve televizive”, shkruan në vendimin e Komisionit të Garave, i cili bëri inicim disiplinor edhe ndaj përfaqësuesit të Llapit, Muhamet Rexhepi, drejtorit sportiv të Istogut, Avdyl Qetaj dhe klubit të futbollit Vushtrria.


Gjithnjë sipas këtij Komisioni, i cili udhëhiqet nga kryetari Abdyl Bellopoja, pala e e pakënaqur e ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në vendimet e Komisioni Disiplinori FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij inicimi/vendimi. /Gazeta Express/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë