KF Istogu e përfundoi afatin e transferimeve me dy ardhje të reja nga FC Ballkani

01.02.2020

Istogu në qastet e fundit të afatit kalimtar dimëror ka transferuar në radhët e veta dy futbollistët e klubit suharekas, FC Ballkanit. Të dy futbollistët vijnë në Istog nga Ballkani i Suharekës në formë të huazimit. Bëhet fjalë për futbollistët Marius Stephane dhe Fabrice Boudega. Marius Stephane është 20 vjeçar, Marius luan në mesfushë, në […]

KF Istogu e përfundoi afatin e transferimeve me dy ardhje të reja nga FC Ballkani Foto: Ilustrim

Istogu në qastet e fundit të afatit kalimtar dimëror ka transferuar në radhët e veta dy futbollistët e klubit suharekas, FC Ballkanit.

Të dy futbollistët vijnë në Istog nga Ballkani i Suharekës në formë të huazimit.

Bëhet fjalë për futbollistët Marius Stephane dhe Fabrice Boudega.

Marius Stephane është 20 vjeçar, Marius luan në mesfushë, në Kamerun ka qenë pjesë e grupëmoshave të kombëtares nga vjen.

Fabrice Boudega është 21 vjeçar, luan në pozitën e mesfushorit, është me nënshtetësi të Kamerunit.

Klubi ju ka uruar mirëseardhje të dy futbollistëve.