KB Peja përforcohet me një basketbollist amerikan

04.03.2021

Peja pas emërimit të kryetrajnerit të ri Dragan Radoviq, ka përforcuar radhët me një basketbollist amerikan, me synime që të luftojnë për titullin e kampionit. “A.J Walton është përforcimi më i ri dhe i fundit për këtë sezon, sa i përket lojtarëve të huaj.  Walton është lojtar i pozitës së fundorit dhe ka një karrierë […]

KB Peja përforcohet me një basketbollist amerikan Foto: Ilustrim

Peja pas emërimit të kryetrajnerit të ri Dragan Radoviq, ka përforcuar radhët me një basketbollist amerikan, me synime që të luftojnë për titullin e kampionit.

“A.J Walton është përforcimi më i ri dhe i fundit për këtë sezon, sa i përket lojtarëve të huaj. 

Walton është lojtar i pozitës së fundorit dhe ka një karrierë të pasur në klube evropiane, në Poloni me klubet e famshme si Asseco Gdynia, AZS Koszalin, dhe në fund tek Astoria.

Gjithashtu për disa sezona ka luajtur edhe në Superligën çeke dhe sllovake”, njofton KB Peja.