Kastrati shprehet optimist se me skuadrën e KB Yllit mund t’i arrijnë synimet e klubit

06.01.2021

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka transferuar njërin nga basketbollistët më të mirë të përfaqësueses së Kosovës, Erjon Kastratin. Kastrati ka një karrierë shumë të pasur në basktbollin europian, kryesisht në Slloveni ku ka djersitur fanellën e ekipeve si Union Olimipia, Krka Novo Mesto, Egis Kormend dhe së fundmi Sixt Primorska. Kastrati për […]

Kastrati shprehet optimist se me skuadrën e KB Yllit mund t’i arrijnë synimet e klubit Foto: Ilustrim

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka transferuar njërin nga basketbollistët më të mirë të përfaqësueses së Kosovës, Erjon Kastratin.

Kastrati ka një karrierë shumë të pasur në basktbollin europian, kryesisht në Slloveni ku ka djersitur fanellën e ekipeve si Union Olimipia, Krka Novo Mesto, Egis Kormend dhe së fundmi Sixt Primorska.

Kastrati për Gazeta Sheshi ka thënë se arsyeja e largimit nga skuadra Sixt Primorska është se ky klub ka bankrotua për shkak të pandemisë Covid-19.

“Basketbolli në Evropë është në krizë të madhe për shkak të pandemisë Covid-19. Klubi që kam pasur kontratë deri në fund të sezonit, Koper Primorska, ka bankrotua. Që nga data 6 dhjetor kam qenë lojtar i lirë. Me agjencinë  në të cilën jam, kam biseduar me disa ekipe nga jashtë dhe nga Kosova, por thjeshtë oferta më e mirë ka qenë nga klubi suharekas”, tha Kastrati.

26-vjeçari gjithashtu është shprehur optimist se me skuadrën e Yllit mund t’i arrijnë synimet e klubit.

“Klubi është në ngritje, më kanë prezantuar një vizion që më pëlqen, kam biseduar edhe me trajnerin i cili është i gatshëm të më ndihmoj me bo një hap përpara në karrierë. Është trajner me përvojë në Euroligë, po ashtu gjatë verës ushtron lojtarë në NBA. Kam shumë besim që do të kalojmë mirë”.

“Shpresoj që ekipi ka me qenë pa lëndime dhe pa teste pozitive me koronavirus. Pres që të kemi një atmosfere të mirë brenda ekipit, secili në fund të sezonit të jetë lojtar më i mirë dhe natyrisht të bëjmë gjithçka që mundemi t’i arrijmë synimet”, përfundoi Kastrati.