Juventusi përgatit ofertën për sulmuesin anglez, Harry Kane

10.06.2021

Klubi italian, Juventus, janë duke kërkuar një sulmues gjatë këtij afati kalimtar, derisa janë duke vëzhguar kapitenin e Anglisë, Harry Kane. Juventusi është duke i intensifikuar përpjekjet për transferimin e Harry Kane, mirëpo e kanë të qartë se do të kenë konkurrencë të madhe. Sulmuesi anglez është duke menduar për një sfidë të re, ndërsa […]

Juventusi përgatit ofertën për sulmuesin anglez, Harry Kane Foto: Ilustrim

Klubi italian, Juventus, janë duke kërkuar një sulmues gjatë këtij afati kalimtar, derisa janë duke vëzhguar kapitenin e Anglisë, Harry Kane.

Juventusi është duke i intensifikuar përpjekjet për transferimin e Harry Kane, mirëpo e kanë të qartë se do të kenë konkurrencë të madhe.

Sulmuesi anglez është duke menduar për një sfidë të re, ndërsa “Zonja e Vjetër” është në garë për shërbimet e tij.

Allegri thuhet se do të nënshkruajë një sulmues të ri këtë verë, ndërsa Kane gjendet i pari në listën e dëshirave.

Sipas gazetave italiane, Juve thuhet se ka bërë kontaktet e para me 27 vjeçarin, megjithatë çmimi i kërkuar dhe paga e lartë e lojtarit mund të jetë pengesë.

Ndryshe, Kane thuhet se i ka thënë klubit të tij se dëshiron të largohet për të provuar dhe fituar trofe diku tjetër.