Harry Kane shpëton Anglinë, “Tre Luanët” mposhtin Kongon dhe sigurojnë kualifikimin

01.07.2026

Anglia ka siguruar kalimin në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës pas një fitoreje dramatike ndaj Kongos DR me rezultat 2-1 në Atlanta.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel hasi në vështirësi ndaj ekipit afrikan, por në fund triumfoi falë paraqitjes vendimtare të kapitenit Harry Kane. Sulmuesi anglez shënoi golin e fitores në minutën e 86-të, pas një aksioni të bukur ku u asistua nga Anthony Gordon.

Kongo DR kishte kaluar e para në epërsi, duke e vënë Anglinë nën presion, por “Tre Luanët” reaguan dhe arritën ta përmbysnin rezultatin. Kane kishte shënuar edhe më herët në këtë Botëror dhe tashmë numëron 13 gola në fazat finale të Kupës së Botës.

Në minutat shtesë, Kongo DR tentoi të gjente golin e barazimit, por goditja e Yoane Wissa nuk arriti të mposhtë portierin Jordan Pickford.

Me këtë fitore, Anglia vazhdon rrugëtimin në Botëror dhe në raundin e 16-të do të përballet me bashkëorganizatorët e turneut, Meksikën, në Mexico City.