Ismet Munishi vazhdon pushimin, s’e ka në plan rikthimin në stol

27.01.2021

Që nga shkarkimi i Ismet Munishit nga pozita e trajnerit në FC Ballkani, ai ende po vazhdon pushimin duke mos e gjetur ende ekipin e ri për tu rikthyer në stol. Trajneri i mirënjohur kosovar, Munishi ka thënë se nuk e ka ndërmend të rikthehet në ndonjë skuadër gjatë këtij edicioni. “Kam pasur oferta menjëherë […]

Ismet Munishi vazhdon pushimin, s’e ka në plan rikthimin në stol Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Që nga shkarkimi i Ismet Munishit nga pozita e trajnerit në FC Ballkani, ai ende po vazhdon pushimin duke mos e gjetur ende ekipin e ri për tu rikthyer në stol.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Munishi ka thënë se nuk e ka ndërmend të rikthehet në ndonjë skuadër gjatë këtij edicioni.

“Kam pasur oferta menjëherë pas largimit nga Ballkani. Kam nevojë për pushim. Deri në fund të këtij edicioni do të jem analist në televizionin ATV. Në fillim të sezonit të ri (2021-22) do të mendoj për projektin e ri”, ka thënë Munishi për IndeksOnline.

Edhe pse asnjëherë se ka menduar, por ish-trajneri i Ballkanit nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që ta menaxhojë edhe ndonjë skuadër të Shqipërisë.

“Nuk e kam menduar Shqipërinë si opsion. Por nuk i dihet”, shtoi trajneri kosovar.