Ish-trajneri i Zvicrës e lartëson Xhakën: I besova kur ishte i ri, kundër Francës ishte kapiten i madh

30.06.2021

Granit Xhaka është duke shkëlqyer në Kampionat Evropian “Euro 2020” te Kombëtarja e Zvicrës. Falë paraqitjes së shkëlqyeshme të mesfushorit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, Zvicra është kualifikuar në çerekfinale të këtij kompeticioni, duke arritur ta eliminojnë Francën në penallti. Shumë trajnerë, lojtarë dhe tifozë të futbollit e lavdëruan Granit Xhakën për paraqitjen e mrekullueshme […]

Ish-trajneri i Zvicrës e lartëson Xhakën: I besova kur ishte i ri, kundër Francës ishte kapiten i madh Foto: Ilustrim

Granit Xhaka është duke shkëlqyer në Kampionat Evropian “Euro 2020” te Kombëtarja e Zvicrës.

Falë paraqitjes së shkëlqyeshme të mesfushorit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, Zvicra është kualifikuar në çerekfinale të këtij kompeticioni, duke arritur ta eliminojnë Francën në penallti.

Shumë trajnerë, lojtarë dhe tifozë të futbollit e lavdëruan Granit Xhakën për paraqitjen e mrekullueshme të tij gjatë këtyre ndeshjeve të këtij kampionati, e sidomos në atë kundër Francës.

Lartësimin e Xhakës e ka bërë edhe ish-trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, duke thënë se në ndeshjen kundër francezëve ishte një kapiten si dhe lideri mirëfilltë në fushë.

Asisti i mesfushorit shqiptar u bë shkas i barazimit të rezultat 3:3 në minutat e fundit kështu duke e dërguar ndeshjen në vazhdime në ndeshjen kundër djelmshoave të Didier Deschamps, golin e barazimit e shënoi Mario Gavranovic.

Poashtu Xhaka mbajti një fjalim frymëzues kombëtares së Zvicrës para penalltive.

Ish-trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, i cili udhëhoqi me Zvicrën nga viti 2008 deri më 2014, ai ka thënë se më 2011 ia kishte dhënë mundësinë Granit Xhakës që të debutojë për helvetikët qysh në moshën 18-vjeçare, e që ishte ndeshje kualifikuese për kampionat evropian kundër Anglisë në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Po ashtu Hitzfeld kishte thënë për mediat e Zvicrës se më shumti mbeti i kënaqur me paraqitjen e mesfushorit me origjinë shqiptare.

Gjithashtu ai ka shtuar se Kombëtarja e Zvicrës bëri paraqitje mjaft të shkëlqyer kundër Kombëtares së Francës dhe se u udhëhoq shumë mirë nga trajneri i helvetikëve, Vladimir Petkovic.

“Zvicra bëri paraqitje të shkëlqyer kundër Francës. U udhëhoq shumë mirë nga Vladimir Petkovic”, ka thënë Hitzfeld.

Ndër tjerash ai ka përmendur Granit Xhakën, Haris Seferovicin dhe Ricardo Rodriguez duke thënë se këtyre iu kishte besuar qysh në kohën kur ata ishin të rinj, duke iu besuar talentit të tyre si dhe potencialit.

“Në veçanti, jam i kënaqur me Granit Xhakën, Haris Seferovicin dhe Ricardo Rodriguezin, të cilit ishin në gjendje të ofronin çaste të veçanta.

Unë iu besova këtyre tre lojtarëve kur ata ishin të rinj. Iu besova atyre, talentit dhe potencialit të tyre, ka thënë ish-trajneri i Zvicrës.

Përkundër Seferovicit dhe Rodriguezit që i vlerësoi, ai tha se Xhaka ishte një kapiten i madh kundër djelmoshave francez, një lideri i mirëfilltë i lojës.

Kujtojmë se më 2 korrik, Zvicra do të përballet me Spanjnën në kuadër të çerekfinales.

Këto dy kombëtare çerekfinaliste do të përballen me fillim prej orës 18:00, të premtën në stadiumin “Shën Petersburg”.