I fitoi të gjitha ndeshjet miqësore, Shkëmbi nesër do ta ketë testin e parë zyrtar me klubin e Ballkanit

08.02.2021

Kanë përfunduar fazat përgatitore për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll si dhe për sfidat e Kupës së Kosovës. Klubi futbollistik nga Suhareka sot ka zhvilluar seancën e fundit të stërvitjeve për ndeshjen ndaj KF Llapit në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës. Në fund të muajit dhjetor të vitit […]

I fitoi të gjitha ndeshjet miqësore, Shkëmbi nesër do ta ketë testin e parë zyrtar me klubin e Ballkanit Foto: Ilustrim

Kanë përfunduar fazat përgatitore për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll si dhe për sfidat e Kupës së Kosovës.

Klubi futbollistik nga Suhareka sot ka zhvilluar seancën e fundit të stërvitjeve për ndeshjen ndaj KF Llapit në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.

Në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar, Ballkani kishte vendosur që ta shkarkojë nga pozita e trajnerit, Ismet Munishin.

Pas këtij shkarkimi menjëherë klubi suharekas ka gjetuar zëvendësuesin e tij, Bledi Shkëmbin nga Shqipëria.

Prandaj fazën përgatitore gjatë muajit janar e kishte drejtuar Bledi Shkëmbi, si në fazën përgatitore në Shqipëri njëashtu edhe në Turqi dhe tani në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Nga gjashtë takimet miqësore gjatë fazës përgatitore, ekipi i Bledi Shkëmbi regjistroi gjashtë fitore.

Testin e parë zyrtar me ekipin e Ballkanit, trajneri nga Shqipëria do ta ketë nesër në Podujevë.

Kundërshtari i parë i Shkëmbit është skuadra e Llapit, që drejtohet nga trajneri, Tahir Batatina.

Kjo sfidë do të zhvillohet në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës me fillim prej orës 13:00.