Granit Xhaka do t’i bashkohet Romës javën tjetër
Granit Xhaka është aq i etur për të kaluar në Romë, sa që thuhet se ai ka vendosur të heqë dorë nga bonuset e tij te Arsenali për t`u bashkuar me José Mourinho në Kryeqytetin italian. “Special One” ka kërkuar që Xhaka të jetë prioritet në këtë afat kalimatr dhe të dy klubet janë afër […]
Granit Xhaka është aq i etur për të kaluar në Romë, sa që thuhet se ai ka vendosur të heqë dorë nga bonuset e tij te Arsenali për t`u bashkuar me José Mourinho në Kryeqytetin italian.
“Special One” ka kërkuar që Xhaka të jetë prioritet në këtë afat kalimatr dhe të dy klubet janë afër arritjes së një marrëveshje për lojtarin.
Gjigantët e Serie A thuhet se i kanë ofruar Arsenalit 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit i cili u transferua në stadiumin “Emirates” në një marrëveshje prej 45 milionë euro nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016.
Futbollisti kosovar pritet t’i bashkohet Romës javën e ardhshme. Kështu ka siguruar mediumi “SkySports”.
Klubi anglez nuk e ka në mendje të bëjë zbritje për yllin zviceran me origjinë shqiptare. Sidoqoftë, Arsenali dhe Roma mund të merren veshë në këtë fundjavë dhe se mesfushori të bashkohet me klubin italian javën që vjen.
Kontrata e Xhakës me Arsenalin skadon në qershor të vitit 2023. Ai ka 13 gola dhe 20 asistime në 220 paraqitje me “Topçinjtë”.